Konjufca: Drejtësia në Kosovë ka kollapsuar

Gjatë protestës së organizuar sot para Prokurorisë së Shtetit ka folur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje , Glauk Konfufca.

Ai ka thënë para protestuesve se drejtësia në Kosovë ka kollapsuar.

Mbi gjysma e seancave të korrupsionit dështojnë për mungesë të palëve, edhe të prokurorëve. Kurrë drejtësia nuk ka qenë më e dobët më përpara se sot. Drejtësia ka kolapsuar në Kosovë”, tha ai.

Ai ka thënë se sistemi i drejtësisë në vend ka nevojë për ndryshime.

“Ndryshimi i gjendjes është i pashmangshëm. Ne duhet ta bëjmë një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë. Sistemi është i kapur nuk mund ta luftoj krimin e korrupsionin”, deklaroi ai.

Në fund të fjalimit, Konjufca ka paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen derisa vullneti i qytetarëve të vijë në vendin e vet.

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar protestë kundër  Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

“Korrupsioni në vendin tonë është shtuar e përhapur si asnjëherë më parë. Kurrë shteti i Kosovës nuk ka qenë më i kapur sesa sot. Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet e paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike’ , thuhej në njoftimin e VV-së.