Komuna e Skenderajt ndihmon fermerët

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka nënshkruar 14 kontrata me fermerët e kësaj komune, për mbjellje të kulturave të ndryshme bujqësore, ku ka vlerësuar se nuk ka investim më të mirë se sa në bujqësi.

Përmes një komunikate për media, ai njofton se nga kontrata nënkupton që secili prej fermerëve përfiton 100 m2 apo 1 ari serrë.

“Këtë po e bëjmë çdo ditë, për t’iu dhënë mundësi punëtorëve të vyeshëm, që nëpërmjet subvencioneve, ata të zhvillohen dhe të rriten si fermerë. Ky investim është më së i qëlluar, pasi këtë unë e kuptoj kësisoj: ngritja e një serre e barasvlershme me hapje të një vendi të ri të punës”, thuhet në njoftim të komunës së Skenderajt.

Komuna para disa ditësh ka mbështet blegtorët me makina mjelëse, dhe bletarët me koshere dhe pajisje tjera të nevojshme.