Nënshkrimi i kontratës | Foto: Komuna e Shtimes

Komuna e Shtimes- Kontratë për Shërbimet e Varrimit

Komuna e Shtimes ka nënshkruar sot kontratë me Këshillin e Bashkësisë Islame për kryerjen e shërbimeve të varrimit për banorët e Shtimes.

Në njoftimin e komunës së Shtimes thuhet se Këshilli i Bashkësisë Islame, dega në Shtime, do t’i kryejë shërbimet e varrimit për të gjithë qytetarët e Shtimes.

Vlera e parashikuar e kontratës është 30.000 euro, ndërsa çmimi për rast është 200 euro.

Në njoftimin e komunës thuhet se çmimi prej 200 euro përfshin të gjitha shërbimet.