Komuna e Drenasit - Foto: Facebook/ Komuna e Drenasit

Komuna e Drenasit nënshkruan marrëveshje për ndërtimin e kolektorëve të ujërave të zeza

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për ndërtimin e kolektorëve të ujërave të zeza.

Sipas një njoftimi të kësaj Komune, Lladrovci ka nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, për bashkëfinancimin e projektit “ndërtimi i kolektorëve kryesor të ujërave të zeza në mes Komunës së Drenasit dhe të Skenderajt”.

Bëhet e ditur se financimi i këtij projekti për këtë vit kap vlerën prej 100 mijë eurove për ndërtimin e kolektorëve kryesor të ujërave të zeza, ndërsa ditëve në vazhdim, me MZHR-në, pritet të nënshkruhet memorandumi i bashkëfinancimit për pastrimin e lumit “Drenica” qe për këtë fazë do të investohen 70 mijë euro.

KALLXO.com kishte raportuar në shkurt se banorë të lagjes Franca të Tërstenikut të Drenasit kanë vendosur të mos e presin më Komunën për të vendosur kanalizimin.

Ata i janë përveshur punës dhe me forca të veta e kanë hapur kanalin dhe i kanë vendosur gypat për ujërat e zeza të lagjes.

https://kallxo.com/nuk-e-presin-me-komunen-e-ramiz-lladrovcit-banoret-e-vendosin-vete-kanalizimin/

www.kallxo.com