Kompanitë e sigurimit raportojnë 21 milionë euro të hyra

14 kompani të sigurimit kanë realizuar të hyrat neto prej 21.3 milionë euro. Shpenzimet e tyre prekin shumën 10.1 milionë euro kurse vlera e dëmeve të ndodhura është 11.1 milionë euro.

BQK-ja ka raportuar në muajin mars se 14 kompanitë e sigurimit kanë pasur vetëm 100 mijë euro fitim neto.

Duke u bazuar në të dhënat e BQK-së, dëmet e paguara /primet e pranuara nga kompanitë e sigurimit janë 50.2%.

Në Kosovë janë 14 kompani të sigurimit prej të cilave janë 8 me pronësi të huaja që bashku kanë 181 milionë euro asete.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, këto 14 kompani të sigurimit kanë 502 njësi në të gjithë Kosovën.

BQK nuk ka publikuar të dhëna se sa persona janë të punësuar nëpër kompanitë e sigurimit. Këto të dhëna janë të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës në informatat mujore financiare. Raporti është për muajin mars të vitit 2019