Foto: KFOR/Facebook

Komandanti i KFOR-it viziton Serbinë

Komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Addario, ka zhvilluar një vizitë në Serbi.

Sipas njoftimit të KFOR-it, D’Addario e ka vizituar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, Milan Mojsiloviq në Nish.

Kjo vizitë ka qenë si pjesë e takimeve të nivelit të lartë të menaxhuara nga komisioni i përbashkët i zbatimit të KFOR-it.

“Gjatë takimit ata diskutuan për gjendjen e sigurisë në zonë dhe ata nënvizuan rëndësinë e ruajtjes së vetëdijes në situatë dhe komunikimit të vazhdueshëm mes njëri-tjetrit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.