Ilustrim

Klinë - Një grua dhe një burrë arrestohen pasi u kapën me armë

Një grua dhe një burrë janë arrestuar si të dyshuar për posedim të armeve. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh për ditën e djeshme.

Dy të arrestuarit janë nga fshati Dobërdol i Klinës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një grua K/Shqiptare, pasi që nga të dyshuarit janë konfiskuar një armë AK-47  me një karikator, dhe një revole e kalibrit 6.35 mm”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.