Këshilltari i Kryeministrit Flet për Kallxuesin e Korrupsionit, Murat Mehmeti

Berisha tha se Mehmeti ka kryer një obligim ligjor.

“Murat Mehmeti e ka denoncu një rast i cili është obligim ligjor i çdo qytetari”, tha Berisha.

Ai në emision përmendi edhe se Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka parë emisionin për vjedhjet e organizuara tatimore të hulumtuar për disa muaj nga “Jeta në Kosovë” dhe se “e ka takuar eprorin e Murat Mehmetit”.

“Kryeministri e inkurajon denoncimin e korrupsionit. Kryeministri e ka takuar eprorin e Murat Mehmetit”, tha Berisha.

Ai kritikoi Prokurorinë për mungesën e veprimeve në këtë rast.

“Nëse kësaj vjedhjeje në tatime nuk i thonë krim i organizuar, nuk di kujt i thonë”, tha ai.

Murat Mehmeti si Shef i Njësisë së Hetimeve në ATK kishte zbuluar skemën gjigande të vjedhjes në tatime që u përshkrua në dy episode të emisionit ‘Jeta në Kosovë’.

Për këtë zbulim ai ishte përballur me presione, kërcënime, transfere dhe neglizhencë për hetim të mëtutjeshëm të rastit të evazionit fiskal.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: