KEK-u Shpreh Ngushëllime dhe Tregon si Vdiq Punëtori i Tij

Korporata Energjetike e Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e punëtorit të kësaj korporate Fehmi Salihu  natën e mbrëmshme.

Përmes një komunikate për media KEK-u ka treguar se si ndodhi kjo vdekje në vendin e punës.

“I ndjeri, mbrëmë ishte në orarin e punës në ndërrimin e tretë në Termocentralin “Kosova A” ku gjatë kohës sa ishte duke kryer punën e tij, konkretisht në afërsi të kazantorës së “Bllokut A4”, aksidentalisht për shkaqe të panjohura për momentin ka rënë nga lartësia edhe ka humbur jetën. Menjëherë kolegët e tij, kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes. Për këtë rast është formu komisioni profesional për hetimin e hulumtimit të shkakut dhe burimit të fatkeqësisë dhe në momentin që kemi informata të tjera rreth rastit, do të njoftoheni”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga KEK.

Fehmi Salihu, lindur në vitin 1961 ka qenë teknik i inxhinierisë që ka punuar prej shumë vitesh në KEK. Pas vetes ka lënë gruan dhe tre fëmijë.

KALLXO.com shkroi sot për vdekjen e këtij punëtori dhe shpjegimin e policisë rreth saj.

Vdes një Punëtor i KEK-ut

Punëtori i KEK-ut Vdiq pasi Ra nga Lartësia