KDI: Qytetarët i thonë jo shkëmbimit të territorit

Instituti Demokratik i Kosovës(KDI), sot në një konferencë për media ka publikuar rezultatet e sondazhit të shtatë të opinionit publik, lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Jeta Krasniqi nga KDI ka thënë se të pakënaqur me kahjen e presidentit janë 35.5 përqind, 16.8 përqind të kënaqur.

Shumë të pakënaqur janë 39 përqind. Ndërsa për idenë e shkëmbimit të territorit Kosovë-Serbi, 77 përqind e qytetarëve janë kundër, 11 përqind janë pro.

Nëse arrihet marrëveshja për shkëmbim të territorit, 51.5 do të protestonin, ndërsa 8.9 përqind do të pajtoheshin.

Në anketë janë përfshirë 1 mijë e 66 respodentë që janë përfshirë në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun.