Kapet duke dashur të kontrabandojë dy të mitur

Një person është arrestuar në Pikën Kufitare në Merdare për kontrabandë me migrantë.

I dyshuari është arrestuar nga policia, pasi i njëjti është hasur në flagrancë duke tentuar që dy persona të moshës së mitur, t’i dërgoj ilegalisht në shtete perëndimore.

Rasti raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.