Policia e Kosovës

Vdes një 83-vjeçare në pikën kufitare në Merdare

Dy persona kanë raportuar në Policinë e Kosovës se në veturën e tyre në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdare, gjendet një familjare e tyre 83 vjeçare e cila dyshohet se është e vdekur.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.