Merdare foto Kallxo com

Merdare - Arrestohet për dhënie të ryshfetit

Në pikën kufitare në Merdare, policia e Kosovës njofton se është arrestuar një burrë i dyshuar pasi që i njëjti deri sa ishte duke drejtuar autobusin gjatë prezantimit të dokumenteve në brendësi kishte futur një kartëmonedhë prej 10€.

Tutje polica sqaron se rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:25.

Sipas policisë i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.