(FOTO) Mërgimtarët pastrojnë ambientin derisa presin në kufirin e Merdares

Disa mërgimtarë sot kanë organizuar një aksion të pastrimit, derisa ishin duke pritur afër pikës kufitare në Merdare, tek po largoheshin nga Kosova.

Në disa fotografi që ka siguruar KALLXO.com, shihet që dhjetëra persona pastrojnë zonat e gjelbëruara, anash rrugës, te pika kufitare.