Gjykata Themelore në Gjilan - Foto: Gjykata Themelore e Gjilanit

Kanoset zyrtari i pylltarisë brenda Gjykatës në Gjilan

Një person i dyshuar është arrestuar në Gjilan, pasi i njëjti brenda objektit të Gjykatës së Gjilanit e ka kanosur zyrtarin e pylltarisë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti në korridorin e gjykatës kishte kanosur zyrtari e pylltarisë viktimën mashkull K-serb. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.