Arkiv - Ilustrim

Kamenicë - Arrestohet i dyshuari për kontrabandë me pije

Një person është arrestuar mbrëmë nga policia nën dyshimin se ka bërë kontrabandë me mallra.

Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë në fshatin Desivojcë të Kamenicës.

Në njoftimin e policisë thuhet se njësia patrulluese ka ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuarit shtetas serb, dhe gjatë kontrollimit të saj, është zbuluar se i dyshuari po transportonte 6 mijë shishe pije pa dokumente.

Pas arrestimit të të dyshuarit i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt, policia ka bërë të ditur se malli është konfiskuar.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” para disa muajve ka transmetuar hulumtimin për transportin e mallrave nga Serbia për në Kosovë nëpër rrugët ilegale.