Rrjetet shqiptaro-serbe të kontrabandës në veri

Të premten, emisioni “Drejtësia në Kosovë” transmetoi pjesën e dytë të hulumtimit gjashtëmujor për lidhjet e kontrabandës me policinë në Leposaviq e Zubin Potok.

Hulumtimi sjell pamje ekskluzive të transportit të mallrave nga Serbia për në Kosovë nëpër rrugët ilegale. Ekipi ka filmuar ekskluzivisht pamje nga kamionët e mbushur me kontrabandë të cilët qarkullojnë para syve të policisë.

Hulumtimi sjell lidhjet e bashkëpunimit në mes kontrabandisteve nga Vushtrria e Mitrovica me kontrabandistët nga Zubin Potoku.

Gjithashtu në hulumtim tregohen edhe çmimet e naftës në Zubin Potok dhe blerësit e saj dhe format se si mund të kontaktohen familjar të eprorëve të policisë të cilët shoqërojnë kontrabandën.

Hulumtuesit kanë vendosur kamera të cilat kanë filmuar me ditë të tëra rrugët ilegale duke filmuar në flagrancë dhjetëra kamionë të kontrabandës.

Reportazhi hulumtues sjell pamjet ekskluzive ku ekipi i “Drejtësia në Kosovë” zbulon kamionët e kontrabanduar me lopë.

Tutje në reportazh, mund të mësoni se nga cilat zona janë kontrabanduesit dhe si edhe pas vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe, ato vazhdojnë të futen në Kosovë në mënyrë ilegale.

Të fund të emisionit mund të ndiqni edhe aksionin e policisë në rubrikën “Policia”.