Nga një mbledhje e qeverisë | Foto: ZKM

Kalon marrëveshja për bursa master në Francë

Qeveria ka miratuar lidhjen e marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave në nivel të studimeve master me Ambasadën e Francës në Prishtinë.

Sipas ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, MAShT mert përgjegjësi shumën prej 5 mijë e 150 euro për pjesën e parë të financimit dhe 7 mijë e 500 euro tjera për pjesën e dytë.

Ndërsa ambasada franceze ofron bursa përmes qeverisë franceze.

Sipas ministrit marrëveshje është 2 vjecare me mundësi vazhdimi.