KALLXO 360: Vallja e ‘Shotës’ Nga të Gjitha Anët
19.4.2017 - 09:27
Për rreth 20 minuta, valltarët e Ansamblit “Shota” kanë defiluar me kostume përgjatë rrugës duke filluar në sheshin “Zahir Pajaziti”, deri te sheshi “Ibrahim Rugova.
Ky manifestim u bë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve.
Kjo ditë u shënua në Komunën e Prishtinës me një sërë aktivitetesh ku edhe u shfaq ekspozita e përgatitur në ambientet e ansamblit “Shota” dhe kolazhi koreografik në shesh.
Shënimi i kësaj dite filloi në Tunizi më 18 prill 1982 nga Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike.