Kallxo 360: Kullat Shqiptare në Junik
Një traditë shekullore e banimit në kullat e gurta vjen nga të gjitha anët, e xhiruar nga kamera e teknologjisë së fundit, 360 shkallë.
Kullat tradicionale shqiptare kanë qenë një formë e shpeshtë e banimit, sidomos në rajonin e Komunës së Junikut.
Në zonën e Junikut kanë qenë të ndërtuara rreth 300 kulla të tilla të cilat janë të ndërtuara për të ju përshtatur kushteve specifike të banimir.
Secila pjesë e kullës shërben për diçka të veçantë.
Kullat e gurit përveq që shërbenin për banim, në katet e tyre ishin të ndara, vendet për bagëti, për gratë dhe për burrat.
Kryesisht odat e përgjithshme shërbenin për fjetje dhe ushqim ndërkaq odat e veçanta për burra kishin krejt tjetër funksion.
Odat e burrave ishin vend i diskutimeve me më të moshuarit rreth çështjeve të ndryshme.
Duke qenë një institucion i veçantë, pothuajse udhëheqës për zonën, në oda ka pasur rëndësi edhe renditja e personave që uleshin.
Pleqtë më të rëndësishëm dhe të menqur të zonës uleshin në krye të vendit.
Kullat po ashtu kanë luajtur një rol mbrojtës, sikur një fortesë që kishte vende të veçanta për vëzhgim dhe sulm nëse do të ishte nevoja.
KALLXO.com do të sjellë një seri të video reportazheve me kamerën 360 shkallë nëpër objekte dhe zona të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore