Kallxo 360: Minifabrikat e Përpunimit të Leshit
Ajo çfarë ka mbetur nga shtatë fabrika të vogla tradicionale të leshit në Junik shihet teksa punon nga të gjitha anët me kamerën e teknologjisë së fundit, 360 shkallë.
Komuna e Junikut ka pasur një traditë të njohur në rajonin e Dukagjinit për përpunimin e leshit.
Vite më parë përreth lumit që kalon në këtë qytet janë ndërtuar shtatë, të ashtuquajtura,’valavica të leshit’.
Këto fabrika kanë funksionuar duke përdorur fuqinë e ujit të Erenikut.
Megjithatë, këto fabrika pësuan në luftën e fundit pasi që të shtatat u dogjën nga forcat ushtarake serbe.
Ndërtesat që kishin funksion të shumëfishtë në Junik nuk u rindërtuan të gjitha.
Me ndihmën e Bashkimit Evropian vetëm një nga këto minifabrika u rindërtua dhe sot qëndron si monument me rëndësi për trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore
KALLXO.com do të sjellë një seri të video reportazheve me kamerën 360 shkallë nëpër objekte dhe zona të trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore