John Terry lë futbollin

Ish-kapiteni i Chelsea-t dhe i Anglisë, John Terry, ka njoftuar se po i jep fund karrierës së tij si futbollist.

Mbrojtësi 37-vjeçar, i cili sezonin e kaluar luajti për Aston Villa-n pasi kaloi 22 vjet në Stamford Bridge, ishte pa klub që kur u largua nga Villa Park gjatë verës dhe tani po mendon të nisë karrierë të menaxherit, raporton telegraph.co.uk.

Terry, i cili iu bashkua Chelsea-t në moshën 14-vjeçare, me këtë klub ka fituar pesë tituj Premier League, katër kupa FA, tre Kupa të Ligës, një Europa League dhe një Champions League para se të largohej më 2017.

Vendimin për t’u tërhequr e ka bërë publik përmes Instagramit, ku ka thënë se “pas 23 viteve të jashtëzakonshme” është “koha e duhur” ta ndërpres dhe të tërhiqem, raporton telegraph.co.uk.