Ambasadorja e ShBA-së në OKB Nikki Haley- Foto: REL/Reuters

Jep dorëheqje ambasadorja e SHBA-së në OKB

Mediat amerikane kanë raportuar se presidenti amerikan, Donald Trump ka pranuar dorëheqjen e ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.

Largimi i ish-guvernatores së Karolinës Jugore ka qenë befasues për zyrtarët e administratës së Trumpit, është thënë në disa raporte.

Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar këtë lajm, mirëpo ka thënë se Trump do të takohet me Haleyn ditën e martë.

Haley ishte emëruar e dërguar e SHBA-së në OKB, në janar të vitit 2017.