Donald Trump fiton në New Hampshire përballë Nikki Haley

Donald Trump i ka fituar zgjedhjet presidenciale republikane në New Hampshire – gara e dytë shtetërore për ta gjetur kandidatin presidencial të partisë republikane.

Me pothuajse 90% të votave të numëruara, ish-presidenti ka një avantazh prej 12 pikësh ndaj rivales së tij të fundit Nikki Haley.

Kjo është një tjetër fitore e madhe për Trump ndërkohë që presidenti Biden thotë se është “tani e qartë” se ai do të bëhet kandidati republikan në zgjedhje

Mirëpo Haley thotë se “Kjo garë nuk ka përfunduar” dhe zotohet të luftojë deri në votim në shtetin e saj të Karolinës së Jugut brenda një muaji.

Në fjalimin e tij të fitores, Trump e quajti Haley-n një “mashtruese”.

Amerikanët do të votojnë në nëntor dhe gara presidenciale tani duket gjithnjë e më shumë e mundshme të jetë një ripërballje Trump-Biden./BBC