Foto: RTV21

Javën e Ardhshme Kthehet Pranvera

Sot është dita e parë e fundjavës e meteorologët thonë se para nesh do të gjendet një ditë me mot të vranët.

Në orët e mëngjesit mund të ketë edhe reshje sporadike bore.

Temperaturat, krahasuar me ditë më parë, do të shënojnë ngritje ato do të lëvizin në mes minus 3 e 3 gradë Celsius.

Nesër pritet që dita të fillojë me vranësira të pjesshme të cilat në orët e pasditës mund të marrin karakter zhvillimi e të sjellin edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat edhe më tej do të shënojnë ngritje ato do të sillen në mes 1 e 6 gradë Celsius,transmeton rtv21.tv.

Gjykuar sipas ecurive aktuale sinoptike, pjesa e parë e javës së ardhshme do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Herë pas here mund të ketë edhe reshje shiu.

Temperaturat e mëngjesit do të sillen në mes 1 e 3 gradë Celsius, kurse maksimalja ditore mund të arrijë deri në 12 gradë Celsius./21Media