Ilustrim

Istog: Arrestohen dy të dyshuar për rrahjen e tre serbëve dhe një egjiptiani

Stacioni Rajonal në Pejë, ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar pas një përleshje fizike e cila ka ndodhur në fshatin Llukavc i Thatë të komunës së Istogut.

Si pasojë e kësaj përleshje të kënduar kanë mbetur katër persona, tre te nacionalitetit serb dhe një egjiptian.

Të arrestuarit në lidhje me ketë rast janë A. H. dhe M. H.

Të lënduarit me autoambulancë janë dërguar në QMF- Istog dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tyre është stabile.

Ndërsa të dyshuarve me vendim të prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48- orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.