Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Ish-Punëtorët Kanosin Pronarin e Mishtores

Policia njofton se ka arrestuar tre persona, ish-punëtorë të një mishtoreje në Graçanicë, nën dyshimet se kanë kanosur pronarin e saj.

Kanosja, sipas policisë, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.

Njërit prej të dyshuarve i është caktuar ndalimi policor, pasi në stacionin e policisë ka kanosur edhe njërin nga zyrtarët policorë.

Dy të dyshuarit tjerë janë liruar, ndërsa policia po e heton rastin.