Isa Xhemajlaj: Votuesit ta Kthejnë në Festë Këtë Ditë

Ai ka votuar, Xhemajlaj tha se votuesit e Drenasit e kanë sot mundësinë për ta zgjedhur kryetarin e tyre.

“Uroj që të gjithë qytetarët e Drenasit ta kthejnë këtë ditë në festë sepse sot është dita e tyre. Ata do të vendosin sot për të ardhmen e tyre, ata do të vendosin se kush do të jetë kryetar i komunës së tyre”, tha ai.

“U bëj thirrje të gjithëve që të dalin në zgjedhje dhe ta kryejnë obligimin e tyre edhe moral edhe ligjor dhe të votojnë në mënyrë të qetë dhe të dinjitetshme”, shtoi Xhemajlaj.

Në balotazh për kryetar të Drenasit, Xhemajlaj është rival i Ramiz Lladrovcit të PDK-së.