Intervistohen policët e Aeroportit për deportimin e ‘gylenistëve’

Komisioni Parlamentar për hetimin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq të depërtuar nga Kosova në Turqi në mënyrë misterioze në mars të këtij viti nisur punën sot me intervistimin e zyrtarëve policorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kryetari i këtij komisioni, Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje tha se ky komisoion dëshiron tas kuptojë të vërtetën se çfarë ka ndodhur ditën kur gjashtë turqit ishin kapur dhe depërtuar.

“Deri më tani kemi intervistuar tre zyrtar policor të aeroportit. Do të vazhdojmë me zyrtarë tjerë policorë”, tha Sveçla pas përfundimit të seancës së intervistimit të paradites.

Intervistomi do të vazhdojë edhe pasdite por prapa dyerve të mbyllura pasi anëtarët e Komisionit u pajtuan për këtë mënyrë intervistimi.

Sveçla tha se nuk është e vërtetë që një zyrtar policor është intervistuar gabimisht. “Ai është njoftuar për një rol tjetër pasi qe ka zëvëndësu dikë tjetër por komisioni do ta thërrasë edhe zyrtarin tjetër”, tha ai.

“Kemi informacione të bollshme dorën në zemër edhe disa deklarata kontradiktore të cilat do të evaluohen në vazhdimësi. Nuk mund te them se kemi informacione të bollshme deri sa nuk i dëshojmë të gjitha intervistimet”, shtoi Sveçla.

Pjesë e Komisionit hetimor për dëbimin e gjashtë shtetasve turq janë, Ganimete Musliu nga PDK, Xhelal Sveçla nga Vetëvendosje, Muharrem Nitaj nga AAK, Hajdar Beqaj nga PDK, Sami Kurteshi nga Vetëvendosje dhe Driton Selmanaj nga LDK.

Deportimi i shtetasve turq kishte ngjallur reagime të ndryshme në Kosovë.

Në një letër drejtuar presidentit dhe kryeministrit të Kosovës, deputetë të Parlamentit Europian kanë kritikuar deportimin e shtetasve turq.