Inspektori i ATK-së arrestohet për keqpërdorim

Një inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës nga rajoni i Ferizajt është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Policia ka njoftuar se hetuesit policor kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit përmes masave të fshehta të vëzhgimit dje kanë arrestuar një person të dyshuar, inspektor në ATK-së nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale  “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtare”.

Sipas policisë, personi i arrestuar dyshohet se duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar gjatë periudhës kohore 2016-2018, ka ushtruar ndikim në biznese të ndryshme të rajonit të Ferizajt.

Lidhur me këtë rast njësitet relevante policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, ku me autorizim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e  ndalimit policor prej 48 orësh.