Foto: Atdhe Mulla

ICOMOS apel institucioneve kosovare për ruajtjen e ‘Gërmisë’

Këshillin Ndërkombëtar për Monumente dhe Lokalitete (ICOMOS)  u ka bërë apel institucioneve kosovare për ruajtjen e objektit të ish- ndërmarrjes tregtare “Gërmia”.

Përmes një letre (e postuar në sajtin e CHwB- dega Kosovë) ICOMS u kërkon autoriteteve përkatëse në Prishtinë dhe Kosovë që të ndalin planet për demolimin e Gërmisë dhe të kërkojnë dialog dhe këshilla nga ICOMOS, Docomomo Kosova dhe organet e tjera të ekspertëve për mënyrën më të mirë për të ecur përpara.

Më tej sipas kësaj letre objekti i “Gërmisë” i ndërtuar më 1972 në Prishtinë, është një pasqyrë e rëndësishme e modernizimit dhe përparimit të Kosovës, e cila në atë kohë ishte pjesa më e varfër dhe më e pazhvilluar e ish-Jugosllavisë.

“Gërmia” thuhet më tej në letrën e ICOMOS drejtuar institucioneve vendore, përfaqëson një nga ndërtesat më të rëndësishme të Prishtinës të ndërtuara gjatë viteve të pasluftës dhe së është një nga shembujt e mbetur të trashëgimisë moderne të qytetit dhe është shumë domethënës për të dy vlerat arkitektonike dhe sociale të saj. Andaj sipas ICOMOS edhe duhet të ruhet.

Duke evidentuar më tej,  vlerat e trashëgimisë që bartë ky objekt, ICOMOS kolaudon se “Gërmia”  lehtë mund të rizhvillohej si një pasuri kulturore për qytetin dhe të paraqiste këtë periudhë të rëndësishme të historisë së Prishtinës dhe Kosovës për gjeneratat e ardhshme.

Përderi thuhte se nevojat për sallën koncertale nuk duhet të realizohet në dëm të shkatërrimit të një pjese tjetër të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Prishtinës, siç është Gërmia.

“Është e befasishme nëse BE-ja mbështetë shkatërrimin e një pjese të tillë të rëndësishme të trashëgimisë së Kosovës”, thuhet më tej në letrën e ICOMOS-drejtuar institucioneve kosovare.  Duhet të ketë një mënyrë tjetër për të ruajtur dhe ripërdorur Gërminë dhe për të ndërtuar sallën e re të koncerteve.”, thuhet në letrën e ICOMOS drejtuar Qeverisë dhe MKRS-së lidhur me objekti e “Gërmisë’.

Muajve të fundit janë shtuar zërat lidhur me rrënimine objekti të “Gërmisë”, me t i hapur rrugë ndërimit të një objekti të ri për Sallën Koncetale të kryeqytetit.

Objektit i “Gërmisë” i cili tashmë ka marrë statusin e përkohshëm të mbrojtjes, shihet si mundësia më e mirë për ndërtimin e një salle koncertale për Prishtinën.