Kanalizimi del në rrugë pas shirave të rrëmbyeshëm në Prishtinë - 29 gusht 2022, Foto: KALLXO.com

Shi e breshër në Prishtinë, ujërat e zeza dalin në rrugë - VIDEO

Pasditja e sotme është përcjellë mes reshje shiu e breshëri në kryeqytet.

Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com, shihet se rrugës për te parku i  Gërmisë, ujërat e kanalizmit kanë dalë në sipërfaqe të rrugës.

Zona për tek parku i Gërmisë, përkatësisht pjesa tek shkollat e mesme ‘Gjin Gazulli’, shkolla profesionale e Tregtisë dhe Universiteti Amerikan i Kosovës (AUK) ka vazhdimisht problem me kundërmim nga ujërat e zeza.