Takimi me struktura të sigurisë në rajonin e Ferizajt | Foto: MPB

Hyseni Do Angazhim Shoqëror Kundër Trafikimit

“Sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore gjendjen nuk e kemi të mirë dhe përveç ndërhyrjeve që bën, Policia e Kosovës ka nevojë për një angazhim të spektrit më të madh shoqëror, social dhe politik, në mënyrë që të gjitha shqetësimet për gjendjen reale ta përmirësohen,” tha ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni.

Hyseni kërkoi angazhim të shoqërisë që fëmijët e moshave shkollore të mos përdorin drogë.

“Sa më shumë që fëmijët tanë marrin droga, aq më shumë pasurohen bosët e krimit dhe sa më të fortë bëhen bosët e krimit aq më shumë dobësohet shteti dhe për këtë është e nevojshme që ne bashkërisht të punojmë në parandalimin e konsumit të drogave në mënyrë që Policia e Kosovës të merret vetëm me personat që trafikojnë drogë,” tha Hyseni.

Ai e konsideroi sukses parandalimin e shkuarjes së kosovarëve në luftëra të huaja që po ndodh kohëve të fundit.

Fjalë të ngjashme rreth problemeve që kërcënojnë sigurinë në Kosovë Hyseni tha edhe në disa rajone tjera të vizituara prej tij gjatë këtyre ditëve.

http://kallxo.com/hyseni-narkotiket-dhe-trafikimi-shqetesues-per-kosoven/

http://kallxo.com/73-kosovare-ende-ne-luftera-te-huaja/