Hoti: Qeverinë e bëjnë LAA, VV, NISMA dhe AAK
15.8.2017 - 20:22
Menjëherë pas takimit konsultativ të thirrur nga kryesuesi i seancës Adem Mikullovci, koalicioni LAA ka thirrur një tryezë diskutimi në Kuvendin e Kosovës, për të cilën i ka bërë ftesë Lëvizjes Vetëvendosje por jo edhe koalicionit PAN. Kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti, në intervistën dhënë RTV 21 thotë se nëse koalicioni PAN dështon në krijimin e institucioneve, koalicioni LAA në bashkëpunim me Vetëvendosjen, NISMEN dhe AAK-në, brenda dhjetë dite do t’i formojnë institucionet