Takimi i kryeministrit Haradinaj me zëvendësministrat - Foto: KALLXO.com

Hoti: Zv.ministrat ende nuk kanë përshkrim të punës

Zëvendësministri i Ministrisë së Kulturës, Rexhep Hoti, tha për Rtv21 se te ndarja e detyrave për zëvendësministrat gjërat mund të jenë pak të koklavitura, por se në Ministrinë e Kulturës pak a shumë është e ditur se kush çfarë bën.

Tek detyra e zëvendësministrave sipas Hotit varet më shumë nga nismat që merr vet secili zëvendësministër sesa me detyrimet që siç deklaron Hoti ende mungojnë, shkruan rtv21.tv.

“Nuk kemi një përshkrim të vend-punës për zëvendësministrat ende në Qeverinë e Republikës së Kosovës”, deklaroi Hoti, duke thënë se kjo është një ndër problemet e përcjella me vite.

Zëvendësministri i Kulturës deklaron se stafin e zëvendësministrave kryeministri Haradinaj pak a shumë e ka trashëguar, dhe se kjo gjë varet nga koalicioni që është në Qeveri, duke qenë kështu përgjegjësi e PAN-it./21Media