Foto: KALLXO.com

Kordinatori nacional tregon sa para u harxhuan për garën e diturisë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti tha sot se Qeveria për realizimin e garës së diturisë për nxënës ka ndarë nga buxheti i shtetit mbi 43 mijë euro vetëm për printim.

Programi Nacional për Rininë ka filluar në fillim të këtij viti, ndërsa Gara e Diturisë u mbajt javën e kaluar.

“Ne kemi hartuar një projektbuxhet që nuk është pranuar. Për vitin 2019 na janë ndarë 1 milionë euro ndërkaq sa i përket garave sa është harxhuar për garat e diturisë mund të ju them se për shtyp janë harxhuar 43,465 euro për përkthime 1.243 euro, hartuesit 21.402 euro, ushqime dhe të tjera rreth 2 mijë”, ka shtuar Hoti.

Ai në një konferencë për media tha se në Garën e Diturisë kanë qenë 300 mijë nxënës të testuar.

“Gara e Diturisë është hartuar nga ekspertë të jashtëm, të cilët ju kanë nënshtruar konkursit, 3 herë është rihapur për të marrë këta ekspertë nga jashtë për të. Gjithsej janë marrë për 23 lëndë, 128 hartues nga klasa e parë deri në 12 dhe janë hartuar 364 teste”, tha Hoti.

Koordinatori Nacional tutje tregoi se vëzhgues të testit të Garës së Diturisë janë angazhuar 500 studentë të fakultete të ndryshme të të gjitha institucioneve arsimore të Kosovës.

Hoti i pyetur se sa persona të punësuar ka në zyrën e tij, tregoi se të gjithë janë me kontrata mbi vepër.

“Kam të drejtë t’i kam 3 këshilltar dhe një asistent ekzekutiv. Kam 1 nënkordinator për gjuhën turke, 1 për boshnjake, 1 për gjuhën gorane 2 për gjuhën shqipe. Dhe kemi 3 asistent, disave i ka kaluar afati, të gjitha janë me kontratë mbivepër”, shtoi Hoti.

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport tregoi se anëtarët e Panelit Vlerësues të testeve të Garës së Diturisë zgjedhen nga DKA-të.

Hoti në konferencë për media po ashtu premtoi se të gjithë stafin dhe ekspertët që janë marrë me programin do të jenë publike.

“Natyrisht që do të jenë publike, po flasim me njerëz me kontratë mbi vepër, ndërkaq këshilltarët janë tjetër”, tha ai.

Programi Nacional për Rininë ka filluar në fillim të këtij viti, ndërsa Gara e Diturisë u mbajtë javën e kaluar.

Kjo garë pati shumë kritika dhe u mbajt në shumicën e shkollave të Kosovës.

https://kallxo.com/gara-e-diturise-me-probleme-mbahet-ne-95-te-shkollave/

https://kallxo.com/prinderit-e-prishtines-gara-e-diturise-e-pa-papranueshme-per-7-vjecaret/

.