Avdullah Hoti - Foto: Facebook

Hoti: Mungesa e PAN-it Konfirmon që Nuk i Kanë Votat

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se mungesa e deputetëve të koalicionit PAN në sallën e Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive konfirmon se ata nuk i kanë votat.

“Duhet ta kemi të qartë edhe këtë që institucionet në Kuvend formohen vetëm me shumicë parlamentare”, tha Hoti.

Ndërsa, Avdullah Hoti nuk u përgjigj rreth mungesës së deputetes Teuta Rugova në seancën konstituive.

Si deputetja më e re në moshë, Teuta Rugova do të duhej ta kryesonte seancën bashkë me deputetin më të moshuar Adem Mikullovci.