Ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti

Hoti: Ditë Fatkeqe për Kosovën

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ditën e sotmer e konsideroi fatkeqe për Kosovën, pasi seanca konstitutive e Kuvendit u shty në orën 14:00 për mungesë të deputetëve të Koalicionit PAN-AKR.

Hoti e dha një arsye pse ky grupim deputetësh nuk erdhi në seancë.

“Për shkak të pazareve të ulëta që nuk po mund të konsolidohen përfundimisht për të ardhë në seancë duhet të shtyhet edhe më tutje seanca konstituive”, tha Hoti.

Ai konsideroi se Koalicioni PAN-AKR është krijuar me miratimin e Beogradit.

“Më fatkeqe për vendin është që është arritur ky koalicion me dakordimin e Beogradit”, tha Hoti.

Koalicioni PAN para tri ditësh arriti marrëveshje për bashkëqeverisje me AKR-në.