Haradinaj uron qytetarët për Krishtlindjet ortodokse

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Krishtlindjeve ortodokse.

Sipas kryeministrit Haradinajt, kjo festë është nxitje për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtarë, të cilët shërbejnë në misione të ndryshme në vend, që festojnë sipas kalendarit julian, urime për shumë mot Krishtlindja ortodokse! Realiteti shumëfetar i shoqërisë sonë duhet të na shërbejë si motiv shtesë që ta ndërtojmë një shtet, që garanton më shumë shpresë, mirëqenie ekonomike dhe siguri për qytetarët”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Sot besimtarët krishterë ortodoks festojnë Buzmin, një ditë para festës së Lindjes së Krishtit.