Haradinaj: Unë jam ish-kryeministër

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj tha sot pas mbledhjes së Qeverisë se tani më ai është një ish-kryeministër.

“Unë jam kryeministër në dorëheqje. E vetmja gjë që e kam theksuar në dorëheqje është që s’mundem me leju vakuum qeverisës. Unë s’jam kryeministër unë jam një ish-kryeministër, kryeministër në dorëheqje”, tha Haradinaj.

Haradinaj të premten e kaluar në mbledhjen e qeverisë ka dhënë dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Ndërsa sa i përket intervistimit të tij nga Gjykata Speciale, ai  tha se nuk ka pasur ndonjë temë konkrete që të diskutohet dhe se është mbrojtur në heshtje.

“Dje jam kthy prej Hagës. Disa prej juve keni qenë atje. Faleminderit që jeni ardhë. E kam kry intervistën. Nuk kam pasë ndonjë tem konkrete me diskutu. Këshilla ligjore ka qenë qa me u mbrojtë në heshtje. Nuk më është thanë që ka përfundu, nëse kanë me m’thirrë prapë ose jo. Nuk kam pasë njoftime të tilla”, tha Haradinaj.

Sot, kryeministri në dorëheqje tha se do të kërkojë interpretim nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kompetencat e kësaj qeverie për marrjen e vendimeve.

https://kallxo.com/haradinaj-kerkon-interpretim-nga-kushtetuesja-per-bazen-ligjore-te-mbledhjeve-te-qeverise/