Haradinaj : SHBA do të Mbështesë Transformimin e FSK-së

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u takua me drejtorin për Çështjet e Europës Jug-Qendrore, Matthew Palmer, në Departamentin e Shtetit të ShBA-ve.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tregoi lidhur me bisedën që e patën me Palmer.

“Biseduam për intensifikimin e axhendës shtetërore të Kosovës drejt normalizimit të raporteve me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe hapjen e një dinamike të re drejt perspektivës Euro-Atlantike të vendit tone”, shkroi Haradinaj.

Ai po ashtu e quajti fat të mirë miqësinë e Kosovës me SHBA-në.

“Departamenti i Shtetit i ka qëndruar afër Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe do ta mbështesë edhe në transformimin e FSK-së në ushtri.Kosova është me fat që e ka ShBA-në aleat strategjik dhe partnerin më të besueshëm”, vazhdon postimi i Haradinajt.