Haradinaj përkujton dëshmorin Yll Morina

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj  në 20 vjetorin e rënies ka përkujtuar luftëtarin Yll Morina, duke thënë që lufta e tij për liri ka zënë vend nderi në historinë e re të Kosovës.

“Vlerat më unike të luftëtarit shqiptar i gjejmë në figurën e Heroit të Kosovës Yll Morina. Ndër trimat e rrallë dhe luftëtarët më të zotë, ai ishte rreshtuar me UÇK-që në ditët e para, për t’ia falë jetën atdheut. Në njëzetvjetorin e ngritjes në piedestalin e pavdekësisë, me krenari kujtojmë Yllin e lirisë, i cili ka zënë vend nderi në historinë e re të Kosovës”, ka shkruar Haradinja në facebook.

Yll Morina ishte një qytetarët e parë që iu bashkëngjit njësive të UÇK-ës nga fundi i prillit të vitit 1998, ndërsa ndërroi jetë më  17 Mars 1999, pas plagëve të marra si pasojë luftimeve me forcat serbe.