Ramush Haradinaj | Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj për Demarkacionin: Shyqyr e Hekem një Temë prej Rruge, Vazhdojmë me Korrupsionin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur përsëri nga foltorja e Kuvendit ku është duke u diskutuar që gati 6 orë në lidhje me marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas Haradinajt është gjë e mirë që po e përfundojnë ratifikimin e Demarkacionit e pastaj e kanë për detyrë luftimin e korrupsionit.

“Unë po dëgjoj mendime se e kryjtem demarkacionin e pastaj është luftimi i korrupsionit. Mirë është, shyqyr po u heka një temë prej rruge, e vazhdojmë me tjetrën”, tha Haradinaj nga foltorja e Kuvendit.

Ai ka folur edhe për raportin e komisionit që drejtohet nga Shpejtim Bulliqi.

“A është në rregull raporti i komisionit shtetëror. Nuk po e them këtë as për fytyrën time e as me la vetën. Mos i gjuni krejt poshtë. Kush e ka qëllim korrigjimin, kapnu në raport e korrigjoni. Unë sot jam, nesër s’jam. Mos e gjuani apriori, lene aty se i keni, rune aty”, tha tutje Haradinaj.