Ramush Haradinaj në DebatPernime. Foto: Atdhe Mulla
Haradinaj: Me Pacollin Kemi ‘Konsulta të Vazhdueshme’
Kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma (PAN) për kryeministër, Ramush Haradinaj, tha sot se ka “konsulta të vazhdueshme” me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.
Në një konferencë për media, ku prezantoi kandidatin e AAK-së për kryetar të Ferizajt, Xhavit Zariqi, Haradinaj foli edhe për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe të Qeverisë.
Ai u shpreh se nuk ndihet mirë me shtyrjet dhe shtoi se arsyeja pse ky proces është tejzgjatur është “sepse duhet ta kemi një qeveri që i bën ballë temave të mëdha”.
Të dielën, Kuvendi i Përgjithshëm i AKR-së ka autorizuar kryetarin e këtij subjekti, Behgjet Pacolli që bashkë me deputetët e zgjedhur dhe kryesinë e ngushtë të shohë mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje për daljen nga kriza edhe jashtë koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.
Ky veprim dhe disa deklarata publike të drejtuesve të AKR-së kanë lënë të kuptohet se ky subjekt mund t’i bashkohet koalicionit PAN, duke e braktisur kështu koalicionin parazgjedhor të formuar me LDK-në dhe Alternativën.
Në një intervistë sot për KALLXO.com, deputeti i zgjedhur i AKR-së, Islam Pacolli, ka mohuar deklaratën se kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit, i cili dje ka thënë se nuk do të ketë koalicion me PAN-in.
“S’ka kësi vendime”, tha Pacolli për KALLXO.com.
http://kallxo.com/akr-e-paqarte-rreth-marreveshjes-se-mundshme-pan/