Haradinaj nesër në mini-maratonën për të mbështetur fëmijët me autizëm

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se nesër do të merr pjesë në mini-maratonën “Vrapo edhe Ti”, për t’i mbështetur fëmijët me autizëm.

Kjo mini-maratona 5 kilometërshe edhe këtë vit organizohet nga Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci.

Haradinaj edhe në fund të muajit prill është bërë pjesë e gjysmëmaratonës ‘Prishtina 2019’, I cili ishte shfaqur me fanelën e yellit të Liverpoolit, Xherdan Shaqiri.

Kryeministri Haradinaj ishte pjesë e gjysmëmaratonës ‘Prishtina 2019’ së bashku me bashkëshorten e tij.