Ramush Haradinaj në Forumin Ekonomik të Vjenës | Foto: ZKM

Haradinaj në Forumin Ekonomik të Vjenës

Kryeministri Ramush Haradinaj do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ekonomik të Vjenës që po organizohet në Sofje të Bullgarisë.

Në Forum përveç Kosovës do të marrin pjesë edhe Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit në Forumin ekonomik të Vjenës do të flitet për bashkëpunimin regjional si pjesë e integrimit europian për realitetin e Ballkanit Perëndimor dhe pritjet e përgjegjësitë.

Komunikata tregon se në sesionin plenar të këtij forumi, Kryeministri Haradinaj “do të shpalosë realitetin ekonomik dhe infrastrukturor të Kosovës dhe planet dhe pritet e bashkëpunimeve mes vendeve të regjionit”.