Kryeministri Ramush Haradinaj- Foto: ZKM

Haradinaj: Kurrë ma Kush nuk ka me Mujt me i Robëru Shqiptarët

Ramush Haradinaj në akademinë përkujtimore për nder të betejës së Gllogjanit të vitit 1998 iu drejtua me disa fjalë Rifat Jasharit

“Ku je ti është Shipnia. Po s’na latë rrugë tjetër veç me i ngulë kambët, nera ju rrittë”, i tha Haradinaj Jasharit.

Kryeministri tha se historia e shqiptarëve është një rrugë me rrethime dhe çarje të tyre.

“Ky brezi jonë jemi me fat që na dul në ndihmë edhe NATO. Ne kurrë nuk kemi me ua hup këtë ndihmë atyre”, tha Haradinaj.

Ai një rrethim të tillë e konsideroi edhe pamundësinë e kosovarëve për të lëvizur pa viza.

Haradinaj tha se ka parë kosovarë që për me ça rrethimin kanë pritur para ambasadave, por deklaroi se s’ka dashur ta çelë rrethimin pa “e ruejt të drejtën për Çakorr, për Kullë, ashtu si ish ma herët”.

Haradinaj më tutje u shfaq optimist.

“Nuk janë për kryeshnosh Kosova e shqiptarët, ka filluar mijëvjeçari i shqiptarëve. Kurrë ma kush s’ka me mujt me i robërue shqiptarët”, tha Haradinaj.

Kryeministri deklaroi se “kem pa krejt ato tmerre që i ka lufta, kem pa trimëri që nuk përshkruhen, ajo që kem pa ashtë një fuqi e madhe e njeriut të kësaj toke me mbet i lidhur me këtë tokë”.

“Njerëzit më kanë thanë paska Zot në vitin 1999 kur e kanë dëgju zhurmën në qiell”, tha Haradinaj duke folur për bombardimet e NATO-s.