Haradinaj: Kosova ka humbur një mik të madh

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një publikimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e ish presidentit amerikan George HW Bush.

Haradinaj ka thënë se Bush do të mbahet mend për denoncimin direkt ndaj represionit dhe terrorit serb në Kosovë.

Po ashtu Haradinaj ka thënë se Kosova ka humbur një mik të madh dhe një patriot të devotshëm.

“Kosova sapo humbi një mik të madh e SHBA-të një patriot të devotshëm.

I pikëlluar për vdekjen e presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës George H.W Bush.

Bush gjithë jetën e tij e dedikoi në shërbim të popullit amerikan dhe paqes në botë.

Presidenti Bush do të mbahet në mend për denoncim direkt ndaj represionit dhe terrorit serb ne Kosovë. Ai do te mbahet në mend për “mesazhin e Krishtlindjeve” drejtuar presidentit serb në vitin 1992, me të cilin vendos vijën e kuqe për luftë në Kosovë duke e mbrojtur popullin tonë nga tendenca dhe kërcënimi për shfarosje nga regjimi i Milloshevicit në atë kohë.

Prehu në paqe, njeriu i Kosovës. Do të kujtojmë gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj.

https://kallxo.com/vdes-ish-presidenti-i-amerikes/