Haradinaj ia bën një vend pune bashkëpartiakut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar sot Lulzim Kabashin, Këshilltar të Jashtëm Politik.

Kjo është bërë e ditur nga Haradinaj përmes një njoftimi në profilin e tij në Facebook.

“Emërova sot Lulzim Kabashin, Këshilltar të Jashtëm Politik, në veçanti për fushën e ekonomisë, me fokus rajonin e Prizrenit”, ka shkruar Haradinaj.

Kabashi ka qenë kandidat për kryetar të Prizrenit nga partia e Haradinajt, AAK në vitin 2017.