Ramush Haradinaj
Haradinaj: Ftesat e speciales nuk janë kijamet
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk i bëjnë përshtypje të mëdha ftesat e fundit që Prokuroria e Specializuar e Hagës i ka dërguar për intervista disa personaliteteve në Kosovë.
Kjo prokurori pritet të ngritë aktakuza dhe ato të gjykohen në Gjykatën Speciale për krimet e luftës në Kosovë.
“E njoh zotri Dobruna, e kom njoftë është një i burgosur për liri, nuk jam pajtuar me do qëndrime të tij që i ka thënë në publik. Ftesë për të nuk është ndonjë kiamet. Qytetarët e Kosovës nuk kanë pse me u shqetësu. Nuk e shoh ndonjë kiamet të madh, i kisha lutur të gjithë që ta marrin si të tillë. Këta që shkojnë luten mos me gjetë punë atje”, tha Haradinaj.
Sot gjatë ditës u kuptua se edhe ish- komandati i UÇK-së, Sami Lushtaku është ftuar për intervistë, mirëpo nuk dihet nëse është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo dëshmitarit.
https://kallxo.com/sami-lushtaku-ftohet-ne-hage/